Feronikeli transferon Argjend Malajn

  • 11 June 2019 - 18:41
Feronikeli transferon Argjend Malajn

Feronikeli ka arritur të përforcohet më super-futbollistin vushtrrias Argjend Malajn. Kampioni dhe fituesi i Kupës së Kosovës, Feronikelit ka konfirmuar se që nga sot, Malaj do ti bashkohet pjesës tjetër të ekipit në fazën përgatitore në Strugë.

Malaj së fundmi ishte pjesë e ekipit të Kamzës, ndërkohë për pak kohë ishte pjesë e Skënderbeut dhe Tiranës. Në kampionatin e Kosovës ai ishte pjesë e FC Prishtinës në edicionin 2013/14.

(Kosova Sot Online)