Përgjigja brilante e Mbappes ndaj lajmeve për të ardhmen e tij

  • 12 June 2019 - 13:42
Përgjigja brilante e Mbappes ndaj lajmeve për të ardhmen e tij

Ylli francez, Kylian Mbappe, i ka mohuar lajmet se ai e ka bërë një listë me kërkesa për Paris Saint-Germainin, të cilat klubi francez duhet t’ia plotësojë për ta mbajtur edhe për sezonin e ardhshëm.

20-vjeçari e shfrytëzoi llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social Instagram për të qartësuar gjithçka rreth të ardhmes së tij në futboll.

Llogaria në Twitter @TransferChecker e kishte postuar tweet-in e mëposhtëm, ku spekulohet për kërkesat e Mbappes ndaj Paris Saint-Germainit.

“Përfaqësuesit e Kylian Mbappes ia kanë bërë një listë me kërkesa për hierarkinë e PSG-së. Kërkesat përfshijnë: Atij duhet t’i garantohet se do të luajë në pozitën e qendërsulmuesit dhe jo në krahë, duhet t’i gjuajë të gjitha penalltitë kur luan, duhet të ketë përqindje më të madhe të fitimit nga të drejtat e imazhit”.

Megjithatë, sulmuesi francez u përgjigj në mënyrë brilante për t’i mohuar këto spekulime.

“Më falni, keni harruar diçka. Kylian Mbappe dëshiron të luajë si portier. LAJM I RREMË”, shkroi Mbappe në Twitter.

Së fundi, Mbappe e shënoi golin e 100-të në karrierën e tij si futbollist profesionist, edhe pse është ende 20-vjeçar. Këtë shifër, Lionel Messi e Cristiano Ronaldo e arritën kur ishin 22-vjeçarë.

 

 

(Kosova Sot Online)