E tradhtoi Malin e Zi për shkak të Kosovës, Tumbakovicin s’e do as Serbia tani

  • 12 June 2019 - 17:42
E tradhtoi Malin e Zi për shkak të Kosovës, Tumbakovicin s’e do as Serbia tani

Tradhtia që i bëri Malit të Zi pak orë para ndeshjes kualifikuese kundër Kosovës, duket se i është kthyer bumerang trajnerit serb Ljubisa Tumbakovic, i cili ka dështuar të arrijë marrëveshje me Federatën e Futbollit të Serbisë për ta marrë drejtimin e ekipit kombëtar serb.

Disa ditë pasi Federata e Futbollit e Malit të Zi e shkarkoi nga posti i trajnerit të ekipit kombëtar, për shkak se nuk kishte pranuar ta udhëhiqte skuadrën kundër Kosovës, Ljubisa Tumbakovic, nisi bisedimet me drejtuesit e organit qeverisës së futbollit serb për pozitën e trajnerit të Serbisë.

Mediat serbe raportuan se ai ishte kandidat serioz për stolin e Serbisë. Të martën mbrëma, mediumi serb Sport Klub, pohoi se Tumbakovic shumë shpejtë do të zyrtarizohej trajner i Serbisë. Por, pas takimit me drejtuesit e federatës serbe, shkruan Vijesti, marrëveshja mes Tumbakovicin dhe tyre ka dështuar edhe pse dukej se ai ishte buzë emërimit trajner i Serbisë.

Nesër pritet të mbahet një takim i komitetit ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Serbisë, ku do të shkarkohet trajneri Mladen Krstajic, pasi Serbia u turpërua nga Ukraina duke u mposhtur bindshëm 5:0 në një ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020.

bashkë me dy futbollistë me prejardhje serbe – vendosen të mos merrnin pjesë në ndeshjen e Malit të Zi kundër Kosovës e vlefshme për kualifikime në Kampionatin Evropian 2020, e cila përfundoi pa fitues 1:1 të premten në Podgoricë – për shkak të presionit të madh politik nga Beogradi.

Si pasojë, Federata malazeze e shkarkoi Tumbakovicin nga posti i trajnerit një ditë pas ndeshjes.

(Kosova Sot Online)