Tifozët ‘pushtojnë’ Bernabeun për Hazardin, prezantim galaktik për ta kaluar Ronaldon

  • 13 June 2019 - 18:01
Tifozët ‘pushtojnë’ Bernabeun për Hazardin, prezantim galaktik për ta kaluar Ronaldon

Stadiumi “Santiago Bernabéu” do t’i hapë portat këtë mbrëmje për një prezantim, është Eden Hazard ai që do të nisë aventure të re në Real Madrid. Pas 10 vjetëve, do të zbresë në “Santiago Bernabeu” një futbollist që i bën për vete tifozët, si Cristiano Ronaldo më 2010.

Prezantimi i Eden Hazard do të jetë si një kalaktik, diçka që i ka munguar Madridit viteve të fundit. Dy prezantimet më të mëdha viteve të fundit kanë qenë ato të Toni Kroos dhe James Rodriguez, në vitin 2014.

Sipas asaj që raporton MARCA, synimi i Realit është që të mbushë stadiumin me tifozë dhe të thyejë rekordin e CR7. Ronaldo, në vitin 2009, kishte mbledhur 70 mijë tifozë, Kaka i dyti (50 mijë), James (45 mijë) dhe Benzema e Bale me nga 30 mijë.

Është e mundshme që Bernabeu të mbushet plot, pasi sipas një video të publikuar nga “El Chiringuito”, tashmë para stadiumit janë mbledhur shumë tifozë dhe edhe më shumë pritet të vijnë.

Image

(Kosova Sot Online)