Dita e tetë e Botërorit të vashave: Çfarë duhet të dini

  • 14 June 2019 - 08:46
Dita e tetë e Botërorit të vashave: Çfarë duhet të dini

Australia luftoi për ta mposhtur Brazilin në një ndeshje emocionuese të enjten, ndërsa fitorja e Kinës kundër Afrikës së Jugut bëri që Gjermani të bëhet skuadra e parë që e arrin fazën e 1/8 të finales.

Por, çfarë do të ndodhë në ditën e tetë të Kampionatit Botëror të vashave, kur Anglia dhe Skocia do të kthehen në fushën e blertë?.

Kush do të luajë?

Grupi D vazhdon me ndeshje edhe sot, pasi që Japonia do të përballet me Skocinë në ndeshjen që nis në orën 15:00 në Rennes të Francës, ku po zhvillohet Kampionati Botëror.

Xhamajka pastaj do të luftojë kundër Italisë në ndeshjen e dytë të pasdites, në Grupin C. Kjo ndeshje do të zhvillohet në Stade Auguste-Delaune në Reims, në orën 18:00.

Së fundi, Anglia do të tentojë ta vazhdojë ecurinë e fitoreve në Grupin D edhe sot në orën 21:00, kur do të përballet me Argjentinën në La Havre, në orën 21:00.

Faktet kryesore për këto ndeshje:

– Skocia ende nuk ka shënuar gol në këtë Kampionat, përkundër që i ka zhvilluar dy ndeshje, në të cilat i ka pranuar gjashtë gola.

– Japonia i ka fituar pesë ndeshjet e fundit në Kampionatin Botëror të vashave kundër skuadrave evropiane.

– Xhamajka dëshiroi të shënojë në ndeshjen hapëse të këtij turneu, në ndeshjen kundër Brazilit, ku i krijuan 13 raste për të shënuar.

– Italia synon t’i fitojë tri ndeshje radhazi në Botërorin e vashave për herë të parë në histori. Fitorja e tyre në ndeshjen hapëse kundër Australisë bëri që ata t’i kenë fituar dy të fundit, duke e barazuar rekordin e vënë në vitin 1991.

– Anglia fitoi me rezultat 6:1 në takimin e vetëm mes këtyre dy vendeve në Chengdu në vitin 2007, fitoja më e thellë e anglezeve në Kampionatin Botëror.

– Argjentina i ka humbur të tri ndeshjet e fundit të Botërorit kundër klubeve nga Evropa, duke i pranuar 23 gola në këto ndeshje. Ata kurrë nuk kanë pranuar më pak se gjashtë gola kundër skuadrave evropiane. 

(Kosova  Sot  Online)