Neymari u përgjigjet pyetjeve për akuzat për përdhunim

  • 14 June 2019 - 09:53
Neymari u përgjigjet pyetjeve për akuzat për përdhunim

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Neymari, ka qenë në stacionin policor në Sao Paulo për të dhënë përgjigje ndaj disa pyetjeve për akuzat për përdhunim të bëra ndaj tij.

Neymari i mohon të gjitha pretendimet se ai e kishte përdhunuar Najila Trindaden, të cilët e kishte njohur përmes Instagramit, dhe ai insiston se është viktimë e shantazhit dhe shpifjeve.

Braziliani arriti në stacioni policor veshur në rroba me ngjyrë të zezë dhe me paterica për shkak të lëndimit në kyçin e këmbës së tij të djathtë.

Hetuesja Juliana Bossacos e takoi Neymarin në mes të një rrëmuje të mediave dhe turmës së tifozëve që e brohorisnin 27-vjeçarin, i cili është lojtari më i famshëm brazilian.

Neymari mohon të ketë bërë ndonjë gjë të gabuar dhe ai u shoqërua në këtë takim nga avokatët e tij.

Lojtari e postoi një video shtatë-minutëshe në Instagram të dielën, në të cilën ai i mohoi akuzat e shtruara ndaj tij, duke shtuar se gjithçka kishte qenë një kurth.

Gruaja që e ka akuzuar Neymarin se e kishte përdhunuar atë në një hotel në Paris muajin e kaluar tashmë ka folur me policinë.

Futbollisti po hetohet në Rio De Janeiro edhe për publikimit e fotografive të akuzueses së tij në rrjetet sociale pa autorizimin e saj. 

(Kosova Sot Online)