PSG “plaçkit” Ajax, pas De Ligt synon edhe talentin brazilian

  • 14 June 2019 - 19:18
PSG “plaçkit” Ajax, pas De Ligt synon edhe talentin brazilian

Rikthimi i Leonardos në rolin e drejtorit sportiv të Paris Saint Germain ka përmbysur disi planet e mërkatos së ekipit kampion të Francës. Sipas “Le10Sport”, braziliani ka nisur kontaktet me skuadrën e Ajax për të sjellë te skuadra e PSG-së 22-vjeçarin David Neres.

Braziliani Neres, një anësor që luan mirë në të dyja krahët, luan me skuadrën e Ajax prej dy sezonesh dhe në 99 ndeshje ka realizuar 29 gola. Një lojtar që ndiqet edhe nga skuadra e Arsenal në Premier League. 

Për Leonardo, ardhja e patriotit të tij është një përforcim i rëndësishëm, pasi do të mbulonte shumë boshllëqe te skuadra e Tuchel. Lojtari ka një kontratë deri në vitin 2022 me Ajax, por për shumën e 45 milionë eurove mund të lihet i lirë.

(Kosova Sot Online)