Tottenhami dhe Juventusi ofrojnë një ‘mal’ me para për mesfushorin e Lyonit

  • 15 June 2019 - 08:58
Tottenhami dhe Juventusi ofrojnë një ‘mal’ me para për mesfushorin e Lyonit

Tanguy Ndobmele është një nga objektivat e gjatë të Juventusit.

Mesfushori francez është kontraktuar me Lyon deri në vitin 2023 dhe Tottenham gjithashtu janë të interesuar për nënshkrimin e 22 vjeçarit që ka një çmim prej 70 milionë eurosh.

Sipas Sky Sport, Juventusi ka nisur bisedimet paraprake për të nënshkruar me francezin, por çmimi i lojtarit mbetet shumë i lartë dhe Zonja e Vjetër nuk do të përputhet me kërkesën e gjigantëve të Ligue 1. Pra kjo i hap rrugë Tottenhamit që të interesohet më shumë për mesfushorin.

( Kosova Sot Online )