Trajneri që ia fitoi Chelseat Championsin tregon kush duhet ta zëvendësojë Sarrin

  • 15 June 2019 - 16:20
Trajneri që ia fitoi Chelseat Championsin tregon kush duhet ta zëvendësojë Sarrin

Ish-trajneri i Chelseat, Roberto Di Mateo, e ka përshkruar Frank Lampardin si personin e duhur për ta zëvendësuar Maurizio Sarrin në pozitën e trajnerit në Stamford Bridge.

Maurizio Sarri besohet se do të largohet nga Chelsea edhe pse edhe s’i ka bërë 12 muaj që kur është emëruar në këtë pozitë. Ai besohet se do të jetë zëvendësuesi i Massimiliano Allegrit në pozitën e trajnerit të Juventusit.

Legjenda e “The Blues”, Frank Lampard, raportohet si favoriti për ta zëvendësuar Sarrin, pas suksesit që ka treguar qysh sezonin e tij të parë si trajner me klubin e Championshipit, Derby Countyn, që arriti në finale të play-offs për promovim në Premierligë.

(Kosova Sot Online)