Rashica, Xhaka e yjet e tjerë udhëtojnë me autobusët lokal në Prishtinë

  • 15 June 2019 - 18:07
Rashica, Xhaka e yjet e tjerë udhëtojnë me autobusët lokal në Prishtinë

Para ndeshjes së sotshme, Granit Xhaka e Milot Rashica ka dhënë shembull për qytetarët kosovarë, duke udhëtuar me autobusë lokalë nëpër Prishtinë, bashkë me personalitetet e tjera që do të shfaqen te “Loja e Yjeve”.

Sonte në orën 20:00 do të zhvillohet ndeshja e yjeve për bamirësi. Granit Xhaka në njërën anë me ekipin e tij do të përballet me ekipin e Milot Rashicës.

Përveç futbollistëve si Granit Xhaka e Milot Rashica, do të jenë edhe emra të tjerë nga Përfaqësuesja e Kosovës, ajo e Zvicrës si dhe Kombëtarja kuqezi.

Image

Ermir Lenjani, Mërgim Mavraj, Arlind Ajeti, Albian Ajeti e Visar Bekaj që janë aktiv nëpër përfaqësueset respektive. Emrat tjerë janë edhe Armend Dallku, Shefki Kuqi, Xhevdet Llumnica, si dhe këngëtaret Ledri Vula e Mc Kresha.

Në këtë ngjarje të kryeqytetit kosovar do të luajnë edhe emra tjerë nga kultura e sporti. Kjo ndeshje pritet të startojë me fillim nga ora 20:00 në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.

(Kosova Sot Online)