Hummels kthehet në Dortmund

  • 16 June 2019 - 09:13
Hummels kthehet në Dortmund

Bayern Munich dhe Borussia Dortmund kanë arritur marrëveshje për Mats Hummels, sipas gazetës gjermane Bild.

Sipas të përditshmes gjermane, mbrojtës gjerman do të kthehet në Dortmund këtë.

Dortmund do të paguajë 20 milionë euro, plus disa bonuse që do të bazohen te paraqitja e qendërmbrojtësit gjerman. Gjithashtu, Hummels ka pranuar të ulë rrogën e tij për dy milionë euro. Te Bayern fitonte 12 milionë euro, ndërsa te Dortmund do të paguhet 10 milionë.

Arsyeja kryesore që ka bindur Hummels të kthehet te Dortmund ka qenë garancia për të luajtur më shumë. Gjë që nuk mund ta kishte te Bayern, veçanërisht pas blerjes së Lucas Hernandez nga Atletico Madrid. 

(Kosova Sot Online)