Presidenti i PSG-së: S’dua më sjellje prej ylli në klubin tim, dera është e hapur për ata që s’pajtohen me mua

  • 17 June 2019 - 08:36
Presidenti i PSG-së: S’dua më sjellje prej ylli në klubin tim, dera është e hapur për ata që s’pajtohen me mua

Presidenti i Paris Saint-Germainit, Nasser Al-Khelaifi, ka paralajmëruar se do ta udhëheqë klubin me grusht hekuri nga sezoni i ardhshëm, derisa i ka paralajmëruar futbollistët e vet se nuk do të tolerojë më sjelle prej ylli në klubin e tij.

Pas largimit të Antero Henriques, sheiku do ta udhëheqë klubin duke marrë më shumë detyra në dorë. Në një intervistë për magazinën franceze “France Football”, e cila do të publikohet të martën, Al-Khaleifi i ka shpjeguar planet për sezonin e ardhshëm.

Pas një viti gjatë të cilit ka pasur disa incidente në PSG, veçanërisht ai me Kylin Mbappen i cili kërkoi publikisht më shumë përgjegjësi gjatë një ceremoni për ndarjen e çmimeve në Ligë 1. Al-Khelaifi beson se ka ardhur koha që klubi ta ndryshojë qëndrimin karshi lojtarëve yje.

“Lojtarët duhet të marrin përgjegjësi më shumë se në të kaluarën. Gjërat duhet të jenë ndryshe tani. Ata duhet të bëjnë më shumë, të punojnë më shumë, sepse nuk janë këtu për t’u argëtuar”, tha Al-Khelaifi.

Ai këmbënguli se futbollistët që nuk pajtohen me qëndrimin e tij, janë të lirë të largohen.

“Dhe nëse ata nuk pajtohem me mendimin tim, e kanë derën e hapur të largohen. Ciao! Nuk dua më sjellje prej ylli”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online)