Alisson: Van Dijku i frikëson kundërshtarët

  • 18 June 2019 - 11:02
Alisson: Van Dijku i frikëson kundërshtarët

Portieri i Liverpoolit, Alisson Becker, beson se Virgil van Dijku është “futbollisti i madh” në Anfield dhe ai thotë se prezenca e qendërmbrojtësi në fushë i frikëson deri në palcë kundërshtarët.

Qendërmbrojtësi holandez u emërua Lojtari i Vitit në Premierligë pas një tjetër sezoni mbresëlënës në Premierligë, ku luajti në çdo ndeshje për skuadrën e Jurgen Kloppit, që përfundoi në pozitën e dytë në ligën angleze, me vetëm një pikë më pak sesa Manchester City.

Van Dijku ishte pjesë shumë e rëndësishme e suksesit të Liverpoolit në Evropë. Ai u emërua lojtari i ndeshjes në fitoren me rezultat 2:0 kundër Tottenhamit, në finale të Ligës së Kampionëve.

Alissoni e ka lavdëruar 27-vjeçarin për ndikimin që e ka në skuadrën e Liverpoolit, duke thënë se ai e rrit vetëbesimin në Liverpoolit, por edhe i frikëson kundërshtarët.

“Ai na sjell shumë vetëbesim në skuadër. Kur e ke Virgil van Dijkun – gjigantin – në fushë, ndoshta kjo i frikëson kundërshtarët. Për mua, ai është i veçantë”, ka thënë Alisson në një intervistë për faqen zyrtare të Liverpoolit.

“Unë kam mbrojtës të mrekullueshëm para meje – Joel Matipin, Joe Gomezin, Dejan Lovrenin. Të gjithë kanë bërë punë të mrekullueshme këtë sezon. Por, Virgil ka diçka të veçantë, ai është njeriu i madh”. 

(Kosova Sot Online)