Tri blerje të reja, vlera e skuadrës një miliard euro – Pep Guardiola tani ka dy super formacione te Manchester City

  • 19 June 2019 - 18:26
Tri blerje të reja, vlera e skuadrës një miliard euro – Pep Guardiola tani ka dy super formacione te Manchester City

Është e natyrshme që Pep Guardiola nuk dëshiron të largohet nga Manchester City, pasi për sezonin e ardhshëm ai do të ketë dy formacione të frikshme në dispozicion.

Në bazë të lojtarëve aktual që i ka në klub e që fitoi çdo trofe në Angli, klubi po tenton edhe tri blerjet për trajneri spanjoll.

Vlera e ekipit do të shkojnë në 957 milionë euro të shpenzuara me t’i blerë edhe këta lojtarë (855 milionë funte).

Rodri që pritet të vije nga Atletico Madrid për 70 milionë euro, Joao Cancelo nga Juventus për 60 milionë euro dhe Harry Maguire nga Leicester City për 100 milionë euro, janë blerjet e projektuara. 

Lojtari aktualisht më i shtrenjti i blerë është Ryad Mahrez me 68 milionë euro.

Formacioni mbetet i njëjti 4-3-3, por tani i ka dy ekipe në dispozicion, që pothuajse kanë vlerë të njëjtë. 

(Kosova Sot Online)