Juventusi e prezanton trajnerin e ri, Sarrin

  • 20 June 2019 - 11:34
Juventusi e prezanton trajnerin e ri, Sarrin

Juventusi e ka prezantuar sot trajnerin e ri, Maurizio Sarrin, të cilin e emëroi në këtë post para katër ditësh pas një marrëveshjeje për kontratë trevjeçare.

60-vjeçari i ishte bashkuar Chelseat vetëm para një viti dhe kishte kontratë me klubin deri në vitin 2021, por ai e ndërpreu kontratën para kohe dhe iu bashkua Juventusit më 16 qershor.

Sarri e ndërpreu kontratën me gjigantin anglez përmes agjentit shqiptar, Fali Ramadanit – përmes të cilit e kishte bërë të njëjtën edhe për t’u larguar nga Napoli para një viti – në mënyrë që t’i bashkohej Juves.

Juventusi do t’ia paguajë rreth 1 milion euro Chelseat si kompensim për lirimin e parakohshëm të Sarrit nga kontrata.

Sarri ka nënshkruar kontratë trevjeçare me Juventusin. Ai do ta zëvendësojë Massimiliano Allegrin në postin e trajnerit të kampionit italian. 

(Kosova Sot Online)