Euro U-21, Austria bie ndaj Danimarkës

  • 20 June 2019 - 23:40
Euro U-21, Austria bie ndaj Danimarkës

Pas asaj fitoreje të bujshme në ndeshjen e parë ndaj Serbisë, Austria mposhtet në sfidën e saj të dytë në grupin B të Europianit të 21-vjeçarëve, duke lënë gjithçka të hapur përsa i përket kualifikimit.

Në Dacia Arena të Udines, Danimarka që kishte humbur ndeshjen e saj të parë ndaj Gjermanisë mposhti me të njëjtat shifra 3-1 Austrinë në një sfidë të cilën austriakët kishin mundësi ta fitonin.

Maehle në minutën e 33-të kaloi danezët në epërsi por në fillimin e pjesës së dytë Austria barazoi me Lienhart.

Austriakët kishin mundësi të merrnin avantazhin por Baumgartner në minutën e 73-të, humbi një 11-metërsh dhe në minutat e mbetura Danimarka i ndëshkoi duke shënuar sërish me Maehle dhe në shtesë me Skov Olsen për t’u ngjitur në vendin e dytë të grupit B me pikë të njëjta me Austrinë por me goleavarazh më të mirë.

(Kosova Sot Online)