Milan Skriniar tallet me Juventusin

  • 21 June 2019 - 16:42
Milan Skriniar tallet me Juventusin

Skriniar ka bërë pak shaka me juven pasi Interi mbetet klubi italian i fundit që ka triumfuar në Evropë, në vitin 2010, derisa “Zonja e Vjetër” nuk ka fituar që nga 1996.

Mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar, është tallur me Juventusin përmes një video të postuar nga gazetari i “Fcinter1908.it”, Daniele Mari.

Në videon e postuar në “Twitter”, shihet Skriniar duke u argëtuar me shokë në Dubai për dështimin e Juventusit në Champions League.

“Si nuk e fitoni kurrë Ligën e kampionëve?”, dëgjohet duke kënduar Skriniar që sipas mediave italiane, ishte për dështimet e shpeshta të “Zonjës së Vjetër”.

Interi mbetet klubi italian i fundit që ka triumfuar në Evropë, në vitin 2010, derisa Juve për herë të fundit ka fituar më 1996.

Që nga ajo kohë, “Zonja e Vjetër” ka dështuar në pesë finale – me Borussia Dortmund, Real Madrid, Milan, Barcelona dhe Real Madrid. 

(Kosova Sot Online)