Hysaj në Atletico Madrid për 20 milionë euro

  • 23 qershor 2019 - 11:52
Hysaj në Atletico Madrid për 20 milionë euro

Elseid Hysaj është shumë pranë kalimin nga Napoli në Atletico Madrid për 20 milionë euro, edhe pse presidenti i klubit italian, Aurelio De Laurenttis, ka këmbëngulur në një çmim prej 25 milionë euro.

Sipas gazetave italiane La Repubblica dhe La Gazzetta dello Sport, Napoli megjithatë do ta shesë përfaqësuesin e Shqipërisë në Atletico për 20 milionë euro.

Diego Simeone është në kërkim të një zëvendësuesi të Filipe Luis, të cilit i mbaron kontrata me klubin këtë verë.

Hysaj shihet si zëvendësues i vlefshme për shkak se mund të luajë në të dy krahët e mbrojtjes.

Raportohej se 25-vjeçari do të ribashkohej me Maurizio Sarrin te Juventusi, por kampioni italian nuk ka bërë ofertë konkrete për të. Thuhet se edhe Manchester Unitedi ka shfaqur interesim për shqiptarin.

Hysaj u martua këtë javë në një ceremoni spektakolare në Shkodër.

(Kosova Sot Online)