Loriana Kuka mëson kundërshtaren në Lojërat Evropiane

  • 24 June 2019 - 11:19
Loriana Kuka mëson kundërshtaren në Lojërat Evropiane

Kosova do të përfaqësohet nga dy sportistë sot në Lojërat Evropiane “Minsk 2019” në Bjellorusi,

Xhudistja Loriana Kuka dhe boksieri Patriot Behrami do të kërkojnë sot medalje në Minsk, atë që deri më tani e kanë arritur vetëm Majlinda Kelmendi, që rrëmbeu të artën dhe Nora Gjakova, e cila u stolis me medaljen e argjendtë.

Loriana Kuka do të garojë pas pak në kategorinë -78 kg. 

Xhudistja jonë përballet me Katie Jemina Yeats Broën të Britanisë së Madhe.

Rrethin e parë, Loriana e ka kaluar pa luftë, ndërsa fitorja e dërgon në çerekfinale.

Derisa Patriot Behrami do të ketë punë me italianin, Mangiacapre Vincenzo, pas orës 19:00.

(Kosova Sot Online)