Torres i hapur për rikthim te Atletico Madrid, por vetëm si trajner

  • 24 June 2019 - 18:11
Torres i hapur për rikthim te Atletico Madrid, por vetëm si trajner

Ish-sulmuesi spanjoll, Fernando Torres ka thënë se kthimi në Atletico Madrid është në mendjen e tij, por kësaj radhe jo si futbollist.

Torres njoftoi pensionimin nga futbolli i luajtur para disa ditësh në moshën 35-vjeçare, pas një karrierë të suksesshme dhe me shumë trofe.

Legjenda spanjolle tani ka konfirmuar se do të rikthej te Atletico, por nuk dëshiron një punë pa përgjegjësi, duke lënë të kuptohet se do rolin e trajnerit.

“Në mënyrë të pashmangshme do të kthehem përsëri, por për atë që dua të bëj në Atletico, duhet të mësojë ende”, ka thënë fillimisht Torres për gazetën AS. 

“Nëse kthehem në Atletico, kam nevojë për kohë, për trajnim dhe duhet të përgatitem, sepse nuk do të kthehem në fushë mes lojtarëve por dëshiroj të kthehem në Atletico me një pozitë që më lejon të bëjë klubin më të trofeshëm”.

“Unë do të përpiqem të fitoj gara që nuk i ka arritur ende në historinë e saj gjiganti spanjoll, për këtë kam nevojë për kohë dhe trajnim që të kem atë pozitë”.

“Kurrë nuk do të kthehem për të zënë një pozicion ku nuk mund të bëj asgjë, po në një pozicion për të ndihmuar klubin që të vazhdojë të rritet”, përfundoi ish-sulmuesi sulmuesi spanjoll.

(Kosova Sot Online)