Patriot Behrami e kërkon sot medaljen në Lojërat Evropiane, zbulohet orari i meçit të tij

  • 26 June 2019 - 13:26
Patriot Behrami e kërkon sot medaljen në Lojërat Evropiane, zbulohet orari i meçit të tij

Kosova do ta kërkojë sot medaljen e katërt në Lojërat Evropiane “Minsk 2019” përmes boksierit Patriot Behrami, derisa i ka fituar tri medalje deri tash falë sportit të xhudos

Boksieri kosovar Patriot Behrami lufton sot për medalje me Lorenzo Sotomayor të Azerbajxhanit, në çerekfinalen e kategorisë -69 kg të Lojërave Evropiane “Minsk 2019”.

Meçi zhvillohet në ora 15:15 me kohën tonë lokale, ndërsa në 16:15 me kohën lokale të Bjellorusisë.

Kosova do ta kërkojë sot medaljen e katërt në Lojërat Evropiane “Minsk 2019” përmes boksierit Patriot Behrami, derisa i ka fituar tri medalje deri tash falë sportit të xhudos, respektivisht përmes Majlinda Kelmendit (e artë), Nora Gjakovës (e argjendtë) dhe Loriana Kukës (e bronztë).

(Kosova Sot Online)