Ylli i Real Madridit: Shitja e Ronaldos i bëri të gjithë të lumtur

  • 26 June 2019 - 18:11
Ylli i Real Madridit: Shitja e Ronaldos i bëri të gjithë të lumtur

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos ka folur për shitjen e Cristiano Ronaldos në verën e kaluar, kur portugezi nënshkroi me Juventusin.

Reprezentuesi gjerman thotë se Ronaldo deshi një përvojë të re dhe Real Madridi përfitoi shumë para nga kjo marrëveshje. 

“Do të ishte e çuditshme që të os e ndjesh mungesën e një lojtari si Cristiano Ronaldo, i cili i ka vendosur aq shumë ndeshje me golat e tij, por transferimi i tij i bëri të gjithë të lumtur”, deklaroi Kroos.

“Ai e deshi një përvojë të re dhe Real Madridi përfitoi shumë para”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)