Rabiot pran zyrtarizmit te Juventusi, do të nënshkruajë kontratë 5-vjeçare

  • 29 June 2019 - 09:32
Rabiot pran zyrtarizmit te Juventusi, do të nënshkruajë kontratë 5-vjeçare

Kontratë 5-vjeçare dhe 7 milionë euro në sezon, Rabiot është afër zyrtarizmit te Juventusi.

Juventusi ka arritur marrëveshje me mesfushorin francez, Adrien Rabiot, e konfirmon Goal nga burime të sigurta.

Ai do të transferohet në Juventus si lojtar i lirë pasi refuzoi kontratën me Paris Saint-Germainin.

Rabiot do të nënshkruajë kontratë 5-vjeçare me kampionin e Serie A, dhe do të fitojë 7 milionë euro në sezon.

Kurse nëna e Rabiotit, Veronique, agjentja e lojtarit, do të marrë 10 milionë euro nga klubi italianë.

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, ishte në Paris të premten për të mbyllur marrëveshjen dhe gjithçka është finalizuar.

Sipas Goal, zyrtarizmi mund të vijë gjatë ditës së sotme. 

(Kosova Sot Online )