Luca Pellegrini lë Romën për Juventusin: “Do t’i kryejë testet mjekësore brenda pak orësh”

  • 29 June 2019 - 11:12
Luca Pellegrini lë Romën për Juventusin: “Do t’i kryejë testet mjekësore brenda pak orësh”

Luca Pellegrini është afër kompletimit të trasnferimit te Juventusi nga Roma.

Kështu raporton Korrespondenti i Juventusit për Goal, Romeo Agresti.

Ai ka shkruar në Twitter se klubet tashmë kanë arritur marrëveshje, derisa lojtari do të nënshkruajë kontratë 5-vjeçare dhe do të fitojë 1.3 milionë euro në sezon plus bonuse.

“Juventusi ka finalizuar detajet për Luca Pellegrinin, do të nënshkruajë kontratë 5-vjeçare dhe do të fitojë 1.3 milionë euro në sezon plus bonuse. Ai do t’i kryejë testet mjekësore brenda pak orësh”, shkroi Romeo Agresti në Twitter.

Raportohet se në marrëveshje do të përfshihet mbrojtësi i “Zonjës së Vjetër”, Leonardo Spinazzola.

(Kosova Sot Online)