Zyrtare: Dukagjini transferon tre lojtarë nga Vëllaznimi

  • 01 July 2019 - 20:25
Zyrtare: Dukagjini transferon tre lojtarë nga Vëllaznimi

Tre lojtarë të Vëllaznimit të Gjakovës i janë bashkuar Dukagjinit në IPKO Superligën e Kosovës.

Portieri Altik Muhaxhiri, mbrojtësi Ilir Syla dhe mesfushori me tipare sulmuese, Jeton Dushi, prej sot janë pjesë e skuadrës nga Klina.

Të tre këta lojtarë, siç dihet, për një kohë të gjatë ishin pjesë e skuadrës nga Gjakova, edhe gjatë kohës kur Vëllaznimi ishte ne Superligë.

Duke llogaritur përvojën e tyre të gjatë ne futbollin e Kosovës, drejtuesit të Dukagjinit besojnë se do të japin kontribut të vyer për objektivat e skuadrës në elitën e futbollit kosovar.

“Arrihet marrëveshja, treshja e Vëllaznimit nga Gjakova bashkohet me klubin tonë. Portieri Altik Muhaxhiri, mbrojtësi Ilir Syla dhe mesfushori ofanzive Jeton Dushi prej sot janë pjesë e Dukagjinit. Ata siç dihet për një kohë të gjatë ishin pjesë e skuadres nga Gjakova, edhe gjatë kohes sa Vëllaznimi ishte ne Superligë. Duke llogaritur përvojën e tyre të gjatë ne futbollin e Kosoves besojm ne suksesin e tyre me ngjyrat bardhë e gjelbert. Ne ju urojm mirë se ardhje dhe shumë sukses, Altikit, Ilirit dhe Jetonit me klubin tonë“, shkruhet në njoftimin e klubit në faqen zyrtare në Facebook. 

(Kosova Sot Online)