Tumbakovic tregon për herë të parë se pse nuk e drejtoi Malin e Zi kundër Kosovës

  • 02 July 2019 - 16:40
Tumbakovic tregon për herë të parë se pse nuk e drejtoi Malin e Zi kundër Kosovës

Ljubisa Tumbakovic gjatë ditës së djeshme është bërë trajner i kombëtares serbe të futbollit.

Strategu 66-vjeçar, i cili udhëhoqi për tre vjet kombëtaren malazeze, nuk kishte pranuar të drejtonte Malin e Zi kundër Kosovës.

Trajneri ka folur për herë të parë rreth rastit të muajit të kaluar duke treguar se pse e tradhtoi Malin e Zi.

“Vendimi për mos e drejtuar ekipin malazez kundër Kosovës ishte lëvizje logjike dhe korrekte”, tha fillimisht ai. 

“Atë vendim e kam marrë vetë, nuk më ka shtyrë askush. Koha do ta tregoj nëse kam të drejtë”, shtoi më tutje Tumbakovic.

Më pas ai u përgjigj në pyetjet e gazetarëve nëse do ta drejtonte Serbinë kundër Kosovës, Ljubisa pohoi se për këtë do të vendoste shteti.

Ndryshe, takimi mes malazezëve dhe “Dardanëve” përfundoi 1-1 në Podgoricë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2020.

(Kosova Sot Online)