Pas Emir Umitit, Llapi e zyrtarizon edhe transferimin e Erijon Thaqit

  • 04 July 2019 - 15:51
Pas Emir Umitit, Llapi e zyrtarizon edhe transferimin e Erijon Thaqit

“Mesfushori Erijon Thaqi i cili së fundmi ishte pjesë e KF Onix ka vendosur të bashkohet me Llapin, ku gjatë ditës së sotme ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me klubin”, shkruhet në njoftimin e klubit në Facebook.

“Erijon Thaqi, 23 vjeç, i lindur më 19.12.1995 vjen nga KF Onix. Pozita e tij është mesfushor i majtë, teksa nga sot edhe zyrtarisht për 3 vite do i mbroj ngjyrat e klubit bardhekaltër të KF Llapit”.

Llapi e mbylli sezonin 2018/19 të Superligës së Kosovës në pozitën e tretë, me 11 pikë më pak sesa kampioni Feronikeli dhe gjashtë pikë më pak sesa Prishtina, që u radhit në pozitën e dytë. 

(Kosova Sot Online )