Milani rrit ofertën për Jordan Veretout

  • 06 July 2019 - 12:11
Milani rrit ofertën për Jordan Veretout

13 milionë euro dhe kartonin e Lucas Biglia, kjo është oferta e Milanit për Jordan Veretout, por Fiorentina dëshiron vetëm para kesh, derisa edhe Roma dhe Lyoni interesohen për mesfushorin 26-vjeçar.

Mesfushori francez, Jordan Veretout, vazhdon të jetë temë diskutimi në mediat italiane pasi drejtori sportiv i Fiorentinës, Daniele Pradè, konfirmoi se 26-vjecari dëshiron të largohet këtë verë.

Deri më tani, asnjë ofertë nuk e ka bindur Fiorentinën për të lënë të lirë lojtarin.

Sipas Sportitalia, Milan ka ofruar së fundmi 13 milionë euro plus Biglian, por problemi qëndron se Fiorentina dëshiron vetëm para dhe jo lojtar në shkëmbim. 

Në anën tjetër, Lyoni ka ofruar 25 milionë euro, por Veretout dëshiron të qëndrojë në Serie A dhe edhe kjo ofertë është refuzuar nga Fiorentina.

Roma gjithashtu është e interesuar për 26-vjeçarin që i ka ditët e numëruara te Fiorentina.

(Kosova Sot Online)