Lampard e bind Hudson-Odoin për rinovimin e kontratës

  • 06 July 2019 - 14:25
Lampard e bind Hudson-Odoin për rinovimin e kontratës

Ardhja e Frank Lampard te Chelsea ka dhënë menjëherë sinjale pozitive.

Trajneri anglez, si ish lojtar i “Bluve të Londrës” ka ndërmend t’u japë shanse edhe lojtarëve të rinj teksa me një bisedë me Hudson-Odoi e ka siguruar se do të jetë një nga protagonistët e skuadrës që ai drejton.

Një lëvizje e tillë ka bindur talentin anglez të avancojë me rinovimin e kontratës çka do të largojë interesimin e hershëm të Bayern Munich për sulmuesin 18-vjeçar.

Sipas mediave angleze, Hudson-Odoi do të nënshkruajë kontratë të re 5-vjeçare dhe do të fitojë 100 mijë funte në javë. 

Sezonin që lamë pas, ai ka bërë 29 paraqitje me “Blutë e Londrës” dhe ka shënuar 6 gola, derisa ka dhuruar 7 asiste.

Odoi aktualisht po rikuperohet nga një dëmtim në gju, pritet të jetë gati në tetor për t’u rikthyer në fushë ndërsa rinovimi do të konkretizohet përpara rehabilitimit të talentit 18-vjeçar.

(Kosova Sot Online)