Ferizaj kalon në pronësi të ish-futbollistit të Premierligës dhe donatorëve shqiptarë

  • 07 July 2019 - 16:00
Ferizaj kalon në pronësi të ish-futbollistit të Premierligës dhe donatorëve shqiptarë

Klubi i futbolli i Ferizajt do të kalojë në pronësi të ish-futbollistit të Premierligës, Brian Christopher Deane, dhe disa donatorëve të tjerë shqiptarë, në një ceremoni zyrtare sot pasdite në kryeqytet.

Ish-sulmuesi i Sheffield United dhe Middlesbrough në Premierligë, Deane bashkë me donatorë të tjerë do ta privatizojnë klubin e Ferizajt sot në orën 18:00, njofton vetë klubi i Superligës së Kosovës.

Klubi e ka vlerësuar këtë ditë si të madhe dhe të shumëpritur, në një reagim në rrjetin social Facebook.

“Sot është një ditë e madhe për klubin tonë, një ditë që e kemi pritur që sa vite. Sot klubi jonë do të privatizohet nga ish-futbollisti i Premier League, Brian Dean dhe donatorët e tjerë vendor”, thuhet në njoftim.

Deane ka kohë që punon në Ferizaj për përmirësimin e infrastrukturës së futbollit në këtë qytet. 

(Kosova Sot Online)