Boban e zbulon të ardhmen e Donnarummas

  • 10 July 2019 - 08:19
Boban e zbulon të ardhmen e Donnarummas

Zyrtari i Milanit, Zvonimir Boban, beson se portieri italian, Gianluigi Donnarumma, do të mbetet në skuadrën e gjigantit të Serisë A, përkundër interesimit të Paris Saint-Germainit. Gjatë kohës së fundit, Gianluigi Donnarumma është lidhur me një transferim nga San Siro në Parc des Princes, pasi që Paris Saint-Germaini ka qenë njëri ndër klubet që ka shprehur më së shumti interes për italianin.

20-vjeçari nuk i ka pasur gjithmonë lidhjet më të mira me mbështetësit e klubit. Madje, ai një herë kishte filluar të qante në fushë pasi tifozët kishin shpaluar një pankartë për ta shprehur zemërimin e tyre në lidhje me lajmet se Donnarumma nuk pranoi kontratë të re nga klubi.

Mirëpo, Bobani ka sugjeruar se italiani do ta vazhdojë karrierën e tij në Milan, edhe ai e ka pranuar se situata mund të ndryshojë nëse futbollisti vendos se dëshiron të largohet.

“Paolo Maldini tha se ne jemi të lumtur që e kemi ndoshta portierin më të mirë në botë, sigurisht ai është lojtari më i talentuar në botë në pozitën e portierit”, tha Boban për CalcioMercato.

“Për momentin, ai mbetet në skuadër. Ai mund të ndryshojë, por nuk është thënë asnjëherë se ai dëshiron të largohet”.

Donnarumma iu bashkua skuadrës së Milanit si 14-vjeçar në vitin 2013 dhe ai tashmë i ka bërë 164 paraqitje për ekipin e parë.

Ai do të luajë nën trajnerin e ri, Marco Giampaolo, gjatë sezonin të ardhshëm, 2019/20, nëse vendos të vazhdojë edhe më tutje me Milanin. 

(Kosova Sot Online )