“Unë do e arrestoja”, Balotelli i përgjigjet zëvendëkryeministrit italian

  • 10 July 2019 - 13:46
“Unë do e arrestoja”, Balotelli i përgjigjet zëvendëkryeministrit italian

Mario Balotelli bëri një tjetër çmenduri para pak ditësh, duke vendosur bast me një mikun e tij: 2000 euro nëse hidhej me motor në ujë.

Vetë SuperMario e publikoi videon që bëri xhiron e internetit dhe i kushtoi një denoncim, ndërkohë që zëvendëskryeministri Matteo Salvini deklaroi: “Unë do e arrestoja. Si mund të hidhet një motor në det, çfarë imazhi të Italisë i japim botës? Një futbollist i pasur dhe i llastuar që hedh një motor në det? Çmenduri!”

Pas kësaj deklarate, ka reaguar Balotelli, i cili në Instagram ka publikuar një video ku ujërat e zeza shkarkohen në breg të detit, duke shkruar: “Përqendrohuni te problemet e vërteta, apo duhet të them që e bëra unë, që të ndërhyni menjëherë”.

Më pas Mario postoi kopertinën e një libri shkruar nga një reper afro-italian, Tommy Kuti, “Thjesht qesh – Të rritesh me lëkurë të zezë në Italinë e Salvinit”. 

Balotelli ka mbrojtur edhe personin që u hodh në det me motor, Catello Buonocore: “Unë e Catello jemi miq prej shumë e shumë vitesh! Ai vjen në ditëlindjet tona, ne në të tijat, fëmijët tanë luajnë bashkë… prandaj, kur një person ka pak miq, por të vërtetë, mos u mundoni t’i baltosni”.

Image

(Kosova Sot Online)