Kupa e Afrikës: Senegali i Manes në gjysmëfinale

  • 10 July 2019 - 22:06
Kupa e Afrikës: Senegali i Manes në gjysmëfinale

Senegali është skuadra e parë gjysmëfinaliste e Kupës së Afrikës që po zhvillohet aktualisht në Egjipt.

Mjaftoi një gol që Sadio Mane me shok të mposhtnin 1-0 Beninin dhe të kualifikoheshin në ruandin e 4 skuadrave më të mira.

Në minutën e 69-të, Gueye i shërbyer në mënyrë perfekte nga Mane me një të djathtë të fuqishme brenda zone mposhti portierin e Beninit duke realizuar golin e fitores për Senegalin.

Benini e mbylli ndeshjen me një lojtar më pak pasi në minutën e 83-të, Verdon u ndëshkua me karton të kuq. Në gjysmëfinale, Senegali do të përballet me fituesin e çiftit Madagaskar-Tunizi.

(Kosova Sot Online)