Zhegrova spektakolar si Messi, “trullos” kundërshtarët
Edon Zhegrova i ka treguar aftësitë e tij të jashtëzakonshme. Talenti kosovar i ka dribluar kundërshtarët në stil të Lionel Messit, në fitoren e Baselit ndaj Lausanne-Sport
Edon Zhegrova është njëri prej talentëve më të mëdhenj të futbollit shqiptar.
Aftësitë dhe shkathtësitë e tij të jashtëzakonshme, futbollisti kosovar i ka shfaqur edhe në miqësoren e fundit të cilën e zhvilloi Baseli ndaj FC Lausanne-Sport, të cilën e mposhti me rezultat 4:1.
Zhegrova u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë dhe pasi e mori një top në krahun e majtë, i dribloi dhe i “trullosi” një nga një lojtarët kundërshtarë në stil të Lionel Messit.
Zhegrova edhe në të kaluarën është shquar për lëvizjet e tij magjike, duke i vënë në siklet kundërshtarët.
Ai synon të ketë më shumë minutazh në sezonin e ri me Baselin pasi në gjysmën e edicionit të fundit kryesisht përfundoi në bankinë.
Zhegrova konsiderohet si e ardhme e ndritshme e Përfaqësueses së Kosovës.
(Kosova Sot Online)