Liverpooli e fiton me spektakël miqësoren e parë

  • 11 July 2019 - 22:48
Liverpooli e fiton me spektakël miqësoren e parë

Kampioni i Evropës e ka nis me fitore 6-0 përgatitjen për sezonin e ri.

Liverpooli e ka mposhtur 6-0 skuadrën e Ligue One të Anglisë, Tranmere Rovers, në miqësoren e parë të “Redsave” para startit të sezonit 2019/20.

Serinë e golave e hapi Nathaniel Clyne. Ai shënoi për 1-0 në minutën e 6’.

Mbrojtësi 28-vjeçar sezonin e kaluar ishte i huazuar te Bournemouth, por edhe atje nuk gjeti minutat e duhur.

Pas Clyne, dy gola të shpejtë i shënoi talenti i ri, Rhian Brewster, në minutat 38’ dhe 45’.

Me të filluar pjesa e dytë, Liverpooli shënoi edhe dy gola të shpejtë.

Ishin Curtis Jones dhe Divock Origi që u shënuan në listën e realizuesve.

Jones shënoi për 4-0 në minutën e 54’, kurse heroi i finales së Champions Legaue, Origi, por edhe i gjysmëfinales, shënoi për 5-0 në minutën e 60’.

Për rezultatin përfundimtar shënoi talenti 18-vjeçar i akademisë, Paul Glatzel në minutën e 67’.

(Kosova Sot Online)