Agjenti i brazilianit: “Coutinho nuk do të shitet nga Barcelona”

  • 13 July 2019 - 16:15
Agjenti i brazilianit: “Coutinho nuk do të shitet nga Barcelona”

Philippe Coutinho nuk do të shitet nga Barcelona këtë verë.

Agjenti i brazilianit, Kia Joorabchian, është takuar të mërkurën me presidentin e Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, i cili e ka siguruar atë se ardhmja e Coutinhos mbetet në “Camp Nou” dhe se nuk janë duke menduar që ta shesin.

Është raportuar se Coutinho mund të largohet për të bërë para për ta blerë Neymarin nga PSG-ja, apo edhe që mund të hyjë në operacion për sulmuesin e Parisit, por duket se ai do të qëndrojë ta kampionët e Spanjës.

“Më ështr thënë se ata nuk kanë synim që ta shesin atë (Coutinhon) dhe se Barcelona nuk ka folur me askënd, të gjitha lajmet janë thjeshtë të pavërteta”, tha Joorabchian. 

“S’do të lejoj që njerëzit të flasin për Philippe dhe ta ulin poshtë atë, sepse për një vjet e gjysmë ne nuk kemi thënë asgjë. Nuk do ta lejoj që ta bëjnë këtë dhe të gjithë ne në kampin e Philippe nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë sepse Barcelona na ka thënë se do të qëndrojë”.

27-vjeçari ka bërë 75 paraqitje deri më tani për Barcelonën dhe ka shënuar 21 gola.

(Kosova Sot Online)