Policia i bastis tifozët e Juventusit, gjen raketa dhe simbole neo-naziste

  • 15 July 2019 - 14:14
Policia i bastis tifozët e Juventusit, gjen raketa dhe simbole neo-naziste

Një hetim ndaj grupit të tifozëve ultras të Juventusit i ka ndihmuar policisë italiane ta zbulojë një arsenal armësh, përfshirë raketa, në duar të ekstremistëve neo-nazistë.

Policia në Torino ka njoftuar se gjatë një bastisje të kryer mëngjesin e së hënës, i ka arrestuar tre persona, përfshirë 50-vjeçarin Fabio Del Bergiolo, një ish-inspektor i sigurisë i cili kishte qenë kandidat për Senat në vitin 2001.

Hetimi nisi pasi u gjeten pankarta neo-fashiste të grupit famëkeq ultras të Juventusit, Drughi, në Torino. 

Më vonë, policia gjeti edhe një arsenal armësh të rënda, si shumë pushkë automatike, revole, plumba që mund të depërtojnë edhe në mjete dhe pajisje të blinduara dhe madje edhe raketa tokë-ajër, të cilat momentalisht përdorën nga ushtria në Katar.

Shefi i policisë në Torino, Carlo Ambra, ka thënë: “Janë gjetur lidhje mes këtyre grupeve neo-fashiste, neo-naziste dhe grupeve ultras të tifozëve, në veçanti të atyre të Juventusit dhe seksionit të Drughi Giovinezza”.

(Kosova Sot Online)