Casillas e braktis futbollin, i bashkohet stafit të Portos shkaku i sulmit në zemër

  • 15 July 2019 - 15:11
Casillas e braktis futbollin, i bashkohet stafit të Portos shkaku i sulmit në zemër

Iker Casillas do ta marrë rolin e drejtorit në Porto duke e braktisur lojën e futbollit për ta vazhduar rikuperimin nga sulmi në zemër që e pësoi në maj.

Ish-portieri i Real Madridit, nuk dëshiron të pensionohet nga futbolli profesionist, por do të largohet përkohësisht nga loja aktive.

38-vjeçari tani do të jetë urë lidhëse mes lojtarëve, trajnerit dhe bordit të klubit në Porto. Klubi i ka premtuar atij se e ka derën e hapur për t’iu kthyer futbollit në të ardhmen.

“Tani do të bëj diçka ndryshe nga ajo që e kam bërë deri tani, larg fushës”, tha Casillas për Porto Canal.

“Do të përpiqem të jem urë lidhëse mes ekipit dhe klubit. Trajneri (Sergio Conceicao) më tha se dëshiron që unë të qëndroj me ta, pranë lojtarëve, pranë të rinjve sepse do të ketë shumë ndryshime”, shtoi ai.

“Do ta jap më të mirën për t’iu ndihmuar bashkëlojtarëve të mi”, theksoi ai.

(Kosova Sot Online)