Interi e fton Nainggolanin, por e lë jashtë Icardin

  • 16 July 2019 - 14:18
Interi e fton Nainggolanin, por e lë jashtë Icardin

Interi e ka ftuar Radja Nainggolanin por jo edhe Mauro Icardin për turneun parasezonal miqësor, International Champions Cup.

Nainggolan u dërgua në shtëpi nga kampi stërvitor i Interit në Lugano në fundjavë, prandaj u duk se e ardhmja e tij ishte edhe më larg klubit zikaltër. Megjithatë, Interi konfirmoi sot se mesfushori belg do të jetë pjesë e skuadrës që do të udhëtojë drejt Singaporit për turneun miqëso.

Icardi, në anën tjetër, vazhdon të lihet jashtë planeve të Antonio Contes, pasi nuk u ftua për këtë turne.

Pjesë e skuadrës janë edhe blerjet e reja, Lucian Agoume, Nicolo Barella, Valentino Lazaro dhe Stefano Sesni, e po ashtu edhe disa lojtarë që thuhet se do të largohen nga klubi, si Dalbert dhe Joao Mario.  

Interi e nis këtë turne kundër Manchester Unitedit të shtunën, para se të përballet me Juventusin dhe Tottenhamin.

Skuadra e plotë e Interit që udhëton drejt Singaporit. 

Berni, Handanovic, Padelli; Bastoni, D’Ambrosio, Dalbert, De Vrij, Ranocchia, Skriniar, Ntube, Pirola; Agoume, Barella, Borja Valero, Brozovic, Candreva, Gagliardini, Joao Mario, Lazaro, Nainggolan, Perisic, Sensi; Longo, Politano, Colidio, Esposito, Vergani.

(Kosova Sot Online)