Juventus iu bashkohet Manchester Cityt dhe Interit në garë për Alves

  • 16 July 2019 - 15:11
Juventus iu bashkohet Manchester Cityt dhe Interit në garë për Alves

Juventusi iu është bashkuar Manchester Cityt dhe Interit në garë për ta transferuar Dani Alvesin si lojtar të lirë këtë verë.  

Goal bën të ditur se përfaqësuesit e mbrojtësit të djathtë brazilian kanë qenë në Torino të hënën.

Janë mbajtur bisedime për një kthim të mundshëm të 36-vjeçarit në Itali, i cili e kaloi sezonin 2016/17 në Juventus.

Mbrojtësi legjendar është lojtar i lirë pasi muajin e kaluar i skadoi kontrata me Paris Saint-Germainin.

Përveç Juventusit që është futur në garë tani, interesim për të kanë shprehur edhe Interi dhe Manchester City.

(Kosova Sot Online)