Salihamidzic në Paris, Bayerni kërkon Draxlerin

  • 17 July 2019 - 09:10
Salihamidzic në Paris, Bayerni kërkon Draxlerin

an Salihamidzic ka udhëtuar drejt kryeqytetit francez të Parisit, por që për momentin nuk dihet agjenda e drejtorit sportiv të Bayern Munichut.

Sipas të përditshmes gjermane, “BILD”, bavarezët kanë hequr dorë rreth transferimit të dyshes, Marco Roco të Espanyolit si dhe Callum Hudson-Odoit nga Chelsea.

ipas burimeve të gazetës të afërta me klubin, duket se kampioni aktual po kërkon që të transferojë mesfushorin e Paris Saint-Germain, Julian Draxlerin, i cili kishte pohuar se ka gjasa që të ndryshoj ambient gjatë verës. Gjithashtu, rekordmeister janë duke vëzhguar për së afërmi edhe sulmuesin francez të skuadrës së Lilles, Nicolas Pepe.

Theksojmë se tashmë gjermanët kanë transferuar shqiptarin Leon Dajakun si dhe dy mbrojtës, Benjamin Pavardin dhe Lucas Hernandezin.

Ndryshe, Bayerni ka humbur shërbimet e Arjen Robbenit, Franck Riberys si dhe Rafinhas, të cilët kanë zgjedhur të mos e vazhdojnë kontratën me gjigantët gjerman. 

(Kosova Sot Online )