Kosovare Asllani lë të kuptohet se do t’i bashkohet Real Madridit

  • 17 July 2019 - 12:04
Kosovare Asllani lë të kuptohet se do t’i bashkohet Real Madridit

Më pak se 24 orë pasi u raportua se Real Madridi i ka bërë ofertë Kosovare Asllanit t’i bashkohet skuadrën madrilene, që do të debutojë në futbollin e vajzave sezonin e ardhshëm, Mesfushorja ka lënë të kuptohet se e ka pranuar ofertën e “Los Blancos”

Të martën u raportua se Kosovare Asllani mund ta vazhdojë karrierën në futbollin spanjoll pasi që për futbollisten kosovare, e cila shkëlqeu në Kampionatin Botëror të futbollit për femra me Suedinë, interesim ka shfaqur Real Madridi.

Real Madridi u interesua për futbollin me prejardhje nga Kosova pas paraqitjeve të shkëlqyeshme që i bëri ajo në Kampionatin Botëror të vajzave, ku e fitoi medaljen e bronztë me Suedinë.

Pas këtyre lajmeve, Kosovare Asllani la të kuptohet se ka pranuar ofertën e madrilenëve përmes postimeve të saja të fundit në rrjetin sociale Instagram, ku i tha lamtumirë bashkëlojtareve të saj në Linkopings dhe tha se është e gatshme për një sfidë të re.

“Faleminderit bashkëlojtare, ua uroj të gjitha më të mirat për të ardhmen. Ka ardhur koha për një sfidë të re”, shkroi Asllani në Instagram.

Mediat suedeze ishin të parat që raportuan se futbollistja nga Kosova ka marrë ofertë nga ekipi Deportivo Tacon, i cili nga sezoni 2020/2021 do të quhet Real Madrid.

Klubi madrilen ia ka ofruar një kontratë solide 29-vjeçares, e cila do të largohet këtë verë nga Linkopings FC, klub tek i cili luan që nga viti 2017. Në të kaluarën, Asllani kishte luajtur edhe në Paris Saint-Germain e Manchester City.

Tacon është inkuadruar sivjet në elitën e futbollit spanjoll për femra dhe po mundohet të organizohet sa më mirë dhe ta bëjë një ekip të fortë për edicionin e ri.

Image
Image

 

(Kosova Sot Online)