Pas lëndimit të rëndë, Hekuran Kryeziu u jep shpresa tifozëve me videon e fundit

  • 18 July 2019 - 11:46
Pas lëndimit të rëndë, Hekuran Kryeziu u jep shpresa tifozëve me videon e fundit

Hekuran Kryeziu e ka postuar një video në Instastory, përmes së cilës tregon se faza e rehabilitimit pas lëndimit të rëndë po i shkon mjaft mirë

Hekuran Kryeziu është njëra prej mungesave më të mëdha të Kombëtares së Kosovës për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian.

Ylli i mesfushës së “Dardanëve” ishte lënduar në muajin prill dhe mjekët konstatuan se ai do të mungojë më shumë se 6 muaj.

Por, siç shihet në videon e postuar nga vetë futbollisti në Instastory, faza e rehabilitimit po i shkon mjaft mirë.

Madje, me ndihmën e fizioterapeutëve, ai ka nisur ta lëviz këmbën e lënduar.

Edhe pse, në bazë të konstatimit të mjekëve, mesfushori i Zurichut e ka humbur fazën kualifikuese të Euro 2020, e cila mbyllet në muajin nëntor, pamjet e fundit japin shpresa për një mrekulli eventuale, që futbollistin ta shohim në aksion së paku në ndeshjet e nëntorit.

Kosova ishte e pafat sa u përket lëndimeve në këtë kampanjë kualifikuese pasi ndërkohë i janë lënduar edhe futbollistët tjerë të rëndësishëm, Arbër Zeneli, i cili do të mungojë 7-9 muaj, por edhe Valon Berisha, të cilin nuk po e lënë rehat lëndimet. 

(Kosova Sot Online)