James zgjedh Atletico Madridin para Napolit

  • 18 July 2019 - 12:05
James zgjedh Atletico Madridin para Napolit

Sulmuesi i Real Madridit, James Rodriguez, ka më shumë gjasa t’i bashkohet rivalit të qytetit, Atletico Madridit, sesa Napolit, sipas ekspertit të transferimeve në Serie A, Gianluca di Marzio.

Klubi spanjoll thuhet se janë duke ofruar ta blejnë në mënyrë permanente menjëherë kolumbianin, që është një opsion shumë më i favorshëm për Real Madridin.

Ndërsa, Napoli është duke tentuar ta arrijë një marrëveshje me “Los Blancos” për ta huazuar Rodriguezin për sezonin e ardhshëm, me opsion për ta blerë në fund të sezonit.

Para disa ditëve Marca raportoi se presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis dhe trajneri Carlo Ancelotti, vlerësuan se negociatat nuk po shkojnë drejt një përfundimi pozitiv dhe sugjeruan se mund të kenë objektiva tjera tani.

Besohet se kjo e ka zemëruar yllin kolumbian, i cili sapo është kthyer në Madrid nga huazimi dyvjeçar në Bayern Munich.

Real Madridi i kërkon 42 milionë euro për James, çmim që Atletico Madridi është i gatshëm ta paguajë, veçanërisht pas largimi të Antoine Griezmannit në drejtim të Barcelonës.

Sipas Marca, James ka vendosur se tani dëshiron të luajë për Diego Simeonen në Atletico.

(Kosova Sot Online)