Ronaldinho merr ofertë të çmendur për t’iu kthyer futbollit

  • 18 July 2019 - 14:03
Ronaldinho merr ofertë të çmendur për t’iu kthyer futbollit

Një lajm i çmendur vjen nga Malta, aty ku ishullorët synojnë të rikthejnë në futboll Ronaldinhon. Legjenda braziliane e ka lënë futbollin që në vitin 2015 kur shkëputi marrëveshjen me klubin e Flumineses, por Birkirkara synon ta kthejë në fushë.

L-Argument, një kanal i dedikuar për sportin në Maltë, ka hedhur hipotezën e bujshme dhe referuar të njëjtit burim situata nuk është thjeshtë në ajër.

Palët kanë nisur kontaktet dhe rikthimi i Ronaldinhos në fushën e blertë nuk është më utopi.

39-vjeçari vështirë të pranojë diçka të tillë, por ku i dihet, dashuria e madhe për sportin mund të bëjë që të luajë sërish.

Ish-lojtari i Milan-it, PSG-së, Barcelonës, apo dhe kombëtares braziliane mund të ishte një marketing shumë i mirë për futbollin maltez dhe klubin e Birkirkarës.

(Kosova Sot Online)