Dani Alves: Tite më i mirë se Guardiola

  • 18 korrik 2019 - 14:16
Dani Alves: Tite më i mirë se Guardiola

Kapiteni i Brazilit ka fituar në karrierën futbollistike 40 tofe me klubet ku ka luajtur si dhe disa me kombëtaren braziliane.

Ai së fundi triumfoi në Kupën e Amerikës me Brazilin, ku e ka ngritur trofeun e çmueshëm para shikuesve të vetë në Maracana.

Megjithëse ka pasur shumë trajnerë, mbrojtësi i krahut të djathtë e vlerëson më së shumti strategun aktual të “Cariocëve”, Titen. 

“Për sa i përket menaxhimit të njerëzve, që kanë të bëjnë me lojtarët dhe marrëdhëniet me ta, madje Gaurdiola nuk mund t’i afrohet dhe Tite është trajneri më i mirë në botë në këtë drejtim”, tha Alves.

“Megjithatë, për shkak të mentalitetit brazilian që gjithmonë kërkojnë menjëherë rezultate, pa pritur, këtë cilësi si dhe shumë të tjerë, nuk janë të mjaftueshme. E cila është një turp, sepse të dyja mbeten pa vazhdimësi”, pohoi futbollisti që tashmë lojtar i lirë pasi i ka mbaruar kontrata me PSG-në.

Duke fituar Cope, Tita u bë trajneri i parë që ka fituar tri kurora të Amerikës Jugore, e cila përbëhet nga dy trofe me klubet dhe një kombëtaret.

Tito fitoi Copa Sudamericana me International, pastaj Copa Libertadores me Corinthinas si dhe Copa America me Brazilin.

(Kosova Sot Online)