Ish-ylli i Juventusit kapet duke vozitur në gjendje të dehur

  • 18 July 2019 - 17:00
Ish-ylli i Juventusit kapet duke vozitur në gjendje të dehur

Ish-sulmuesi i Juventusit, David Trezeguet, është zënë duke vozitur në gjendje të dehur dhe si pasojë i është konfiskuar patentë shoferi.

Corriere di Torino raporton se Trezeguet ishte ndalur nga policia torineze pasi ishte parë duke pirë alkool gjatë ngasjes së makinës.

Francezi fillimisht kishte refuzuar ta kryente testin e alkoolit, por e kishte bërë atë një orë më vonë.

Ai ishte gjobitur dhe kishte marrë vërejtje, para se t’i merrej patentë shoferi.

41-vjeçari është golashënuesi më i mirë në histori të Juventusit me 171 gola gjatë qëndrimit të tij një dekadë në Torino nga 2000 deri më 2010.

Ai po ashtu shënoi 34 gola në 71 paraqitje për Francën, duke e fituar Kupën e Botës më 1998 dhe Kampionatin Evropian më 2000.


(Kosova Sot Online)