Marcelo: Ardhja e Neymarit te Real Madridi do të ishte kënaqësi

  • 20 July 2019 - 09:17
Marcelo: Ardhja e Neymarit te Real Madridi do të ishte kënaqësi

Marcelo do të jetë i hapur ndaj idesë që Neymar të bashkohet me të në Real Madrid me sulmuesin e Paris Saint-Germain të etur për të lënë klubin nga Parc des Princes këtë verë.

Neymar ka deklaruar disa herë se është i interesuar të largohet këtë verë dhe mundësitë më të mëdha janë që ai të kthehet te ish-klubi i tij Barcelona.Por, PSG do të preferonte që ai të shitej te dikush tjetër dhe jo tek gjiganti katalunas, kështu që Marcelo e pret me dëshirë të madhe te Real Madridi.“Neymar është një lojtar i paparashikueshëm”, ka thënë fillimisht Marcelo për mediat spanjolle.

“Kur një mbrojtës ka parashikuar diçka, ai tashmë ka menduar për diçka tjetër dhe është e pamundur të ndalet.

“Të kemi Neymarin në Real Madrid do të ishte një kënaqësi e madhe”.“Madridi duhet të bëjë gjithçka për të nënshkruar lojtarët më të mirë në botë dhe e kaluara e tij në Barcelonë nuk do të ishte një problem”, përfundoi braziliani.

Përveç Barcelonës dhe Realit, edhe Juventusi ka filluar të lidhet me një transferim të yllit brazilian këtë verë.

(Kosova Sot Online )