Ylli i ri i Real Madridit shënon gol fantastik ndaj Bayern Munich

  • 21 July 2019 - 11:35
Ylli i ri i Real Madridit shënon gol fantastik ndaj Bayern Munich

Rodrygo Goes debutoi me një gol fantastik për Real Madridin në një ndeshje miqësore të shtunën në SHBA.

Bayern Munich e mposhti me lehtësi 3:1 Real Madridin në turneun parasezonal miqësor, International Champions Cup, të shtunën në Houston, por Rodrygo la mbresa me golin e tij nga goditja e dënimit.

Rodrygo Goes iu bashkua Real Madridit javë më parë edhe pse ishte blerë vitin e kaluar për më shumë se 45 milionë euro.

18-vjeçari sezonin që lamë pas ishte i huazuar në Santos, klubin ku edhe e nisi karrierën dhe nga ku u transferua në Madrid.

Rodrygo bashkë me blerjet e tjera të reja, Eden Hazard, Luka Jovic dhe Ferland Mendy debutuan për skuadrën e Zinedine Zidane.

18-vjeçari u fut në lojë nga stoli në fillim të pjesës së dytë dhe shënoi super gol nga gjuajtja e lirë në minutën e 85-të.

https://tiger.cdnja.co/v/xy/Xyn2.mp4?secure=dkJmSY-wsjy_tVPqkzAWrA&expires=1563705000

(Kosova Sot Online)