Bennacer arrin në Itali për teste mjekësore me Milanin

  • 22 July 2019 - 16:24
Bennacer arrin në Itali për teste mjekësore me Milanin

Mesfushori i Empolit, Ismael Bennacer ka arritur për pjesën e parë të testeve të tij mjekësore me Milanin, para zyrtarizimit si lojtar i ri i tyre.

Bennacer u kontrollua në klinikën e La Madonnina të hënën pasdite për teste mjekësore, vetëm disa ditë pasi u bë kampion i Afrikës me Algjerinë. Empoli tashmë konfirmoi transferimin e tij tek Rossonerët, me drejtorin sportiv Pietro Accardi që e krahasoi lojtarin me Gennaro Gattuson. Rossonerët pritet të paguajnë rreth 16 milionë euro për 21-vjeçarin pasi Arsenali nuk zgjodhi të merrte opsionin e tyre të blerjes.

Mesfushori ka rënë dakord për një kontratë pesëvjeçare me klubin nga San Siro. 

(kosova Sot Online )